Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, në afërsi të fabrikës së përpunimit të ujit kanë filluar punimet në ndërrimin e gypit të asbest betonit, gyp ky që është vlerësuar si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.
Vlera e këtij projekti do të jetë mbi 455 mijë euro dhe ai do të realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI”. Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e fillimit të punimeve të këtij projekti të shumëpritur ndër tjerash foli për realizimin e tij.
“Ky projekt është një nga projektet për të cilën më së shumti kemi pasur nevojë dhe e kemi dashur më së shumti. Për fat të mirë, sot po fillojnë punimet dhe shpresoj se punimet do të përfundojnë sipas projektit të paraparë” u shpreh Haliti. Ai shtoj se kjo komunë nuk do të ndalet me kaq, por sipas tij ata do të punojë edhe më shumë në projektet për furnizimin me ujë të pijshëm, në veçanti me CDI-në, duke përmendur punët që po bëhen në këtë fushë në lokalitetet si: Stubëll të Epërme, Smirë, Vërban, Debelldeh si dhe shumë lokalitete të tjera.
Ai theksoi se qeverisja e tij do të vazhdoj të punoj në sigurimin e ujit të pijshëm, në çdo lokalitet të Vitisë.
Kurse Kemur Mustafa, Përgjegjësi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti ndër tjerash bëri me dije se për këtë investim kapital ata po presin që 40 vite.
Përndryshe gypi aktual me të cilën furnizohen qytetarët nga ujësjellësi i Letnicës është nga asbest betoni, materie kjo e cila konsiderohet si kancerogjen dhe i rrezikëshëm për shëndetin e qytetarëve.
E vlera e këtij projekti të shumë pritur nga qytetarët vitias është mbi 455 mijë euro dhe ai do të realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI”.
Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna.