Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpuntorë kanë vizituar sot rrugën Viti – Sllatinë, në të cilën kanë filluar sot punimet për asfaltim.
Kryetari Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti, duke theksuar se nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme dhe se kjo rrugë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të fshatit Sllatinë.
Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur.
Ndërsa banorët janë shprehur të kënaqur për asfaltimin e kësaj rruge, si dhe me punët e institucioneve komunale, të cilat po bëhen jo vetëm në këtë lokalitet, por në të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë. /2LONLINE/