DYLON

Kryetari Sokol Haliti priti në takim drejtorin për Investime Strategjike, Nazmi Osmanaj

Kryetari Sokol Haliti priti në takim drejtorin për Investime Strategjike, Nazmi Osmanaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Investime Strategjike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Nazmi Osmanaj.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti bashkë me përfaqësuesit e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në Viti, e kanë njoftuar z.Osmanaj për investimet e deritanishme në komunën e Vitisë, me ç’rast kanë kërkuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës që të mbështeten bizneset që operojnë në këtë komunë e që janë shumë të suksesshme edhe me eksport jashtë vendit.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti më tutje ka shtuar se çdo investim që bëhet në Viti, është i mirëpritur qoftë investim i huaj apo vendorë, sepse do të përmirësoj kushtet për zhvillimin e bizneseve, ngritjen e standardit të jetës si dhe krijimin e vendeve të reja të punës./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.