Sot kanë filluar punimet në ndërtimin dhe rregullimin e rrugës me zhavorr Ramjan-Sllakovc.
Me këtë rast nga afër punimet i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.
Ai tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë pasi me të bëhet lidhja e disa komunave.
Por rregullimi i kësaj rruge shihet si i rëndësishëm edhe për faktin se qytetarët do të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre. /2LONLINE/