Nesër me 14 gusht, fillon faza e dëgjimeve publike nëpër lokalitete të caktuara të komunës së Vitisë, me që rast qytetarët kanë mundësinë e përcaktimit të projekteve prioritare në lokalitetet e tyre dhe në këtë mënyrë të jenë bashkëpjesëmarrës në hartimin e buxhetit për 3 vitet e ardhshme.
Debati i parë me qytetar do të mbahet në shkollën e fshatit Gërmovë prej orës 17:00, ndërkaq do të vazhdohet në ora 19:00 në Vërban dhe prej orës 20:00 në Smirë.
Kurse të mërkurën me 15 gusht, do të mbahet në Ramjan prej orës 17:00, në shkollën e fshatit në Sllatinë të Epërme prej orës 19:00 dhe në Sadovinë prej orës 20:00.
Të enjten dëgjimi publik do të vazhdoj Radivojc prej orës 17:00 dhe Skifteraj në ora 19:00, kurse dëgjimi i fundit për këtë javë do të jetë të premten prej orës 17:00 në Letnicë dhe prej orës 19:00 në Stubëll të Epërme.