DYLON

Kryetari Haziri ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë Anne Huntamaki

Kryetari Haziri ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë Anne Huntamaki
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki, me të cilën kanë biseduar për Gjilanin në përgjithësi, për pozitën që ka kjo komunë e madhe e Republikës së Kosovës, pastaj për tolerancën ndwretnike dhe ndwrfetare dhe për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fushën e arsimit të mesëm dhe universitar.

“Është vizita e parë e një ambasadoreje të Finlandës në Komunën e Gjilanit. Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjilanit. E informova ambasadoren për bashkëpunimet ndërpartiake dhe përfaqësimin politik në Kuvendin e Komunës, pastaj për dialogun ndërfetar që ekziston në Gjilan, si specifikë nga Komunat e tjera, për raportet ndëretnike që janë shumë të mira dhe stabile etj”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjithashtu kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, e ka informuar ambasadoren edhe sa i përket pozitës që ka Gjilani si pjesë e trekëndëshit kufitar me Maqedoninë dhe Serbinë.

EkoHigjiena

Më tej ai ka potencuar edhe respektin dhe lidhjen e krijuar nga koha e ish presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

“Kosova dhe Finlanda e kanë një lidhje emocionale por edhe historike, për shkak që ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka qenë udhëheqës dhe ndërmjetësi kryesor i bisedimeve Kosovë – Serbi, për shpalljen e koordinuar të Pavarësisë së Kosovës. Ambasada gjithashtu ka pasur edhe programe të vogla dhe ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë dhe koordinohemi edhe për fushën e arsimit, sepse Finlanda sipas PISA-as është shteti me arsimin më të zhvilluar momentalisht. Shpresojmë shumë që ambasadorja të vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit në nivelin e shkollave të mesme dhe universitetit “Kadri Zeka”, në mënyrë që të kemi edhe shkëmbim të studentëve, por edhe avancimin e punës dhe ngritje të cilësisë në këtë sektor të rëndësishëm”, ka potencuar Haziri, pas pritjes që i bëri ambasadores Huntamaki.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.