(2L ONLINE) – Në fshatin Sadovinë të Çerkezëve kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit, ku derdhën ujërat e zeza të banorëve të fshatrave Trestenik dhe Sadovinë e Çerkezëve. Përurimin e fillimit të këtij projekti e ka bërë kryetari i Komunës së Vitisë,
Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe me banorë të këtij lokaliteti.
Ky projekt financohet nga Komuna e Vitisë dhe kap vlerën e 298.982.00€.
Banorët e këtyre fshatrave kanë shprehur falënderimet e tyre për projektin në fjalë duke e cilësuar si të domosdoshme.
Gjithashtu kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Trestenik ku është duke u bërë shtruarja me zhavorr e rrugëve bujqësore. Po sot ai ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e trotuarit në fshatrat Pozheran-Sllatin e Poshtme./2L ONLINE/