Komuna e Kamenicës ka filluar projektin për zëvendësimin e gypave të azbestit në Berivojcë, problem ky që po i përcjell banorët për më shumë se 50 vite.
I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se implementimi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm, pasi do të bëhet zgjidhja e problemit që kishin banorët e Berivojcës me ujë.
“Me dinamikë të lartë po punohet në fshatin Berivojcë, në ndërrimin e gypave të Azbestit. Pas më shumë se 50 viteve, implementimi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm, pasi që këta gypa vazhdimisht paraqisnin probleme me ujin, e rrezik për shëndetin e banorëve. Me punë, për qytetarët tanë”, tha Kastrati.
Ky projekt që është i financuar nga Qeveria Zvicerane përmes organizatës CDI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e që kap vlerën 224 mijë euro, përfshin ndërrimin e gypave në lagjen Malësia në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Besnik Marovca”, në lagjen Iliria në rrugën “Adem Jashari”, në Berivojcë në rrugën “Bajram Curri”. /2LONLINE.com/