Komuna e Kamenicës ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë në rrugët kryesore të qytetit.
Me anë të këtij projekti të financuar nga Ambasada Norvegjeze në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe në mbështetje të OSBE-së, synohet rritja e sigurisë publike për qytetarët e Kamenicës.
Aplikimi për këtë projekt është bërë nga KLSP, Stacioni Policor në Kamenicë dhe Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat.
Faza e parë e implementimit të këtij projekti përfshinë vendosjen e 16 kamerave të sigurisë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të vazhdoj punën për implementimin e fazës së dytë të këtij projekti për vendosjen e kamerave të tjera në qytet.
Komuna dhe DSHPAI falënderon Ambasaden Norvegjeze, OSBE-në dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij projekti.