/2L ONLINE/ – Fshatrat Smirë dhe Vërban janë ndër lokalitetet të cilat janë ballafaquar më së shumti me problemin e sigurimit të ujit të pijshëm. Mandej në disa pjesë të këtyre fshatrave nuk bënte më punë as hapja e puseve. Por këtij problemi po i vjen fundi pasi që sot ka filluar realizimi i projektit të ujësjellësit për këto dy fshatra.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë vizituar sot fshatin Smirë të Vitisë ku edhe kanë filluar punimet në realizimin e projektit të ujësjellësit për fshatrat Smirë dhe Verban, fshatra këto të cilat janë ballafaquar në vazhdimësi me problemin e sigurimit të ujit të pijshëm.
“ Fillimi i realizimit të këtij projekti na gëzon pa masë, jo vetëm qytetarët e këtyre lokaliteteve por edhe neve si përfaqësues të Institucioneve komunale. Ky projekt që ka një vlerë të madhe kapitale dhe është në interes të dy fshatrave, Smirë dhe Vërban. Kurser vlera e këtij projekti është mbi 600 mijë euro. “ u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ai tha se shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas projektit të paraparë dhe sipas planit dinamik duke mos anashkaluar edhe situatat e ndryshme që mund të dalin nga puna në teren. Me pas ata kanë vizituar edhe objekti e shkollës së fshatit Smirë, ku në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë janë duke vazhduar punimet në rivitalizimin e kësaj shkolle.
Përndryshe banorët e fshatit Smirë falënderuan Institucionet Komunale të Vitisë, për këtë projekt shumë të nevojshëm duke theksuar se me këtë projekt do të zgjidhet problemi kryesor i fshatit. /2L ONLINE/