Qëndresa SHALA
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale, Nr. 01/19, dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Nr. 31/2020, përkatësisht masën 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.
Gjithashtu, njoftojmë aplikuesit e masës 15 se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.
Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që:
– Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19;
Uroj të jeni mirë me shëndet! Mirëmbetëshi!