• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Policia
  3. Operacion i gjerë policor në tri rajone të Kosovës
Policia

Operacion i gjerë policor në tri rajone të Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 21 Maj, 2020 2 min read
 Operacion i gjerë policor në tri rajone të Kosovës

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë me 20.05.2020 në tri rajone të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren), ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.

Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Tags: coronavirus COVID operacion polica
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm

15 Prill, 2022

ShSKUK: 10 pacientë me koronavirus po marrin trajtim mjekësor

7 Prill, 2022

Në tre muajt e parë të këtij viti, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka shënuar numër rekord të operacioneve

5 Prill, 2022

ShSKUK: Po trajtohen 11 pacientë me Covid-19

25 Mars, 2022

Ministri i Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-it

10 Shkurt, 2022

Policia: Shqiptohen 165 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 2 mijë e 22 gjoba trafiku

9 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com