Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, kanë vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, për të parë nga afër fillimin e procesit mësimor si dhe për të shpërndarë librat për nxënësit e klasave të para.
Me këtë rast kryetari Haliti, përgëzoi personelin arsimor dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor edhe pse me vonesë për shkak të grevës.
Ai iu uroi suksese në mësime.
Ndërkaq Qemajl Hyseni, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, foli për kushtet në këtë shkollë duke potencuar se janë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimxnënie si dhe përmendi që klasat janë të pajisur edhe me projektorë.
Përndryshe kjo shkollë përveç shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit është kujdesur që të dekoroj ambientin dhe që nxënësit e klasave të para të kenë edhe nga një dhuratë simbolike. Gjithashtu në hyrje të kësaj shkolla nxënësit janë mirëpritur nga maskotat. /2LONLINE/