DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të lëndimit të rëndë trupor dhe të dëmtimit të varrezave

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të lëndimit të rëndë trupor dhe të dëmtimit të varrezave
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë raportuar raste të lëndimit të rëndë trupor dhe të dëmtimit të varrezave, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Bresalc, Gjilan 30.09.2022 – 23:50. Më 02.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ditë më parë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të fortë viktimën mashkull  kosovar po ashtu i mitur. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DËMTIM I VARREZAVE

Kllokot 02.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë vizitës në varrezat e fshatit kishte vërejtur se lapidari i varrit të  babait të tij ishte i dëmtuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.