Sot filloi fushata ‘700 për 700’ në Komunën e Kamenicës, që ka për qëllim t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke i furnizuar ato me produkte ushqimore dhe higjienike, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Platforma “Invest in Kamenica”, së bashku me “Fondacionin Global Shqiptar” dhe mbështetjen e organizatës “Germin” , si dhe Komunën e Kamenicës, sot lansuan fushatën për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale per muajin e ardhshëm, për këto familje në nevojë.
Andaj, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, duke falënderuar Diasporën për kontributin e dhënë në vazhdimësi, i bëri thirrje komunitetitit në Kosovë dhe Diasporë, të ndihmojnë aq sa kanë mundësi për të siguruar dhe shpërndarë këto pako ushqimore e higjenike tek familjet në nevojë.
Një pako esenciale ushqimore e cila do t’i dorëzohet këtyre familjeve, ka koston prej 50 euro.
Donacionet mund të bëhen direkt nga rrjeti social Facebook, si dhe nga platforma PayPal.
Secili donacion do të dorëzohet në kohë reale tek lista e familjeve në nevojë, e siguruar nga Komuna e Kamenicës.
Për t’iu bashkuar fushatës dhe për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Kamenicë, dhuroni përmes fushatës online në Facebook:
https://www.facebook.com/donate/694627924676321/