Sonte në Viti, është hapur edicioni i 18-të i festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare, ngjarje kjo që mbahet në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”.
Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti e shpalli të hapur këtë festival i cili ndër tjerash shtoi se falë Flakdanit të Karadakut në Viti po bëhen bashkë sportistë e artistë nga të gjitha viset shqiptare.
Në natën e parë të Festivalit “Flakadani i Karadakut 2018” sot para publikut në Viti, kanë përformuar si ansamble garuese: Grupi i Vallëzimit “Rinia” Spreitenbach-Zvicër, Ansambli “Shqiponjat” Shkup, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Minatori i Ri”-Kishnicë si dhe A.K.V “Hasan Prishtina” –Vushtrri.
Kurse me repertorin e saj jo garues është paraqitur edhe Ansamblit Jonuz Ramadani nga Smira e Vitisë.
Festivali do të vazhdojë edhe në dy netët e ardhshme me prezantimin e grupeve tjera.