Komisionit për realizimin e aksionit “Për një Kamenicë të Pastër” ka mbajtur mbledhje ku ka bërë ndarjen e grupeve për fillimin e këtij aksioni në tërë territorin e Kamenicës.
Në këtë aksion do të marrin pjesë 16 shkolla, zyrtarë komunal, Policia e Kosovës, e qytetarë.
Sipas planit operativ përveç pastrimit të hapësirave të ndryshme, pastrimit të deponive ilegale me materiale të ngurta do të bëhet edhe mbjellja e drunjve dekorativ te Parku i Qytetit dhe në hapësirat nga Berivojca në qytet.
Aksioni i filluar do të përfundojë në orën 12:00 për nxënësit e shkollave dhe pjesëmarrësve tjerë, përveç atyre që janë duke pastruar deponitë ilegale me makineri të rënda.
Komuna ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë aksion për një Kamenicë të pastër, për ta ruajtur ambientin! /2LONLINE/