Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, kanë pritur sot në takim menaxherin e Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj dhe dirigjenten Lirjona Sylejmani.
Në këtë takim është bërë me dije se me 20-janar në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, Filharmonia e Kosovës do të mbaj koncert në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje.
Ky takim është mbajtur me qëllim të organizimit të këtij aktiviteti kulturorë në Viti, të cilin e mirëpritën përfaqësuesit e institucioneve komunale. /2LONLINE/