Filarmonia e Kosovës mbajti konferencë për medie në lidhje me koncertin artistik që do të përmbyllë aktivitetet për vitin 2019,
Drejtor i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se koncerti përmbyllës do të shfaqet dy herë për shkak të kërkesës së madhe të publikut.
“Koncerti do të mbahet nesër në Sallën e Kuqe dhe sikurse vitin e kaluar ka pas kërkesa nga publiku jemi detyruar me kënaqësi te përgatisim dy shfaqje një në ora 17:00 dhe njëra nga ora 20:00. Edhe përkundër faktit që do të kemi dy shfaqje nesër megjithatë mbetet një numër i madh i dashamirëve të muzikës klasike që për shkak të sallës së vogël nuk do të përcjellin këtë koncert”, tha ai.
Sipas tij, edhe këtë vit gjatë koncertit do të ekzekutohen veprat më të popullarizuara nga solistët vendor dhe nga Shqipëria.