Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Manuel Neuer e përbëjnë listën e ngushtë prej tre kandidatëve për ta fituar Topin e Artë.
Ylli i Real Madridit, mund ta fitojë çmimin prestigjioz individual për herë të tretë, pasi e ngriti atë lart në vitet 2008 e 2013.
29 vjeçari luajti rol të rëndësishëm në vitin e suksesshëm të Real Madridit, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e fundit, duke realizuar 17 gola, rekord absolut, në evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit, brenda një sezoni. Portugezi shihet favorit për ta fituar prapë këtë trofe.