Rezultatet në ndeshjet e muajit qershor kanë bërë që Kosova të ngrihet për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s. Kjo shtëpi e futbollit evropian vlerëson se Kosova ka arsye për të festuar pasi që e ka arritur pozitën më të lartë që e ka pasur ndonjëherë në histori.
Kosova është ngritur nga pozita e 127-të në atë të 121-të, pasi që u shpërblye nga FIFA me 25 pikë për rezultatet në ndeshjen e muajit qershor. Asnjë Kombëtare nuk ka fituar më shumë pikë sesa Kosova për këto ndeshje.
“Arsye për të festuar ka edhe Kosova (e 121-ta, ngritje për gjashtë pozita) dhe Senegali (i 22-ti, ngritje për një vend), pasi që të dyja kombëtare e kanë arritur pozitën më të lartë të veten deri më tani”, thuhet ne njoftimin e FIFA-s.
Kosova u anëtarësua në FIFA para tre vjetëve dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të ngrihet nga pozita e 190-të në atë të 127-të. Rritjen më të madhe e pati në prill të vitit 2018, kur u ngrit në tabelë për 24 pozita. Që nga atëherë, Kosova gjithmonë është ngritur në këtë tabelë.