FIFA ka reaguar ku ka inkurajuar nga FFK-ja që të tërheq kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan.
Menjëherë pas këtij reagimi të FIFA-s, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka reaguar ku ka theksuar se ndeshja mes Trepçës së Veriut dhe Crvena Zvezdës nuk ka asnjë shans të zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës.
“Jo, nuk ka gjasë që ky takim të luhet në Kosovë. Nuk do të ndërrojmë qëndrim, pasi shteti duhet të mbrojë këtë vendim. Ky është totalisht një provokim nga ana e Serbisë dhe le të merret FIFA dhe UEFA. Policia jonë nuk ka të drejtë t’i lejojë ekipet serbe të luajnë këtu. Nuk mund të luhet kjo ndeshje në territorin tonë”, tha fillimisht Salihu.
“As që na intereson se ku luan Serbia, garat në Kosovë i organizon veç Kosova dhe çdo garë tjetër është ilegale, ky është qëndrimi i FFK’së. Ne jemi pranuar në UEFA dhe FIFA me të drejta të plota – pa asnjë kufizim. Kjo letër është mendimi i CAS-it nga ankesa që Serbia e ka bërë. Në Kosovë nuk luhet loja edhe pikë”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se ky takim do të zhvillohet me 5 tetor, por ende nuk dihet lokacioni i saktë, por sipas qëndrimit zyrtar të FFK’së vendi nuk do të jetë assesi në territorin e Kosovën.