Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë mundësi të luajë ndeshje miqësore në të ardhmen. Ashtu siç pritej Komiteti i Çështjeve Urgjente i FIFA-s, të hënën, në Cyrih, e ka dhënë dritën e gjelbër për miqësoret e Kosovës. Ky vendim i FIFA-s vjen pas takimit të dytë trepalësh, që u zhvillua, të premten, në selinë e FIFA-s, ndërmjet Sepp Blatterit, Fadil Vokrrit dhe Tomislav Karadzicit.
Megjithatë, vendimi ka edhe disa kushtëzime, pasi Kosova do të duhet të paraqitet me fusnotë, nuk do të ketë të drejtë të shfaqet me himnin dhe flamurin e saj për një periudhë të caktuar, si nuk ka të drejtë të luajë me Përfaqësueset e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia,
Vendimin e FIFA-s e ka konfirmuar nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, transmeton RTK.