Shtëpia e basketbollit ndërkombëtar FIBA ka dënuar KB Prishtinën. Kampioni aktual i Kosovës duhet të paguaj pagat e dy ish basketbollistëve të cilët e kanë paditur skuadrën e Prishtinës.
Shuma që detyrohet të paguan Prishtina është 27.100 euro ndaj dy basketbollistëve, Edin Bavcic dhe Aleksej Nesovic.
Kjo nuk është hera e parë që një skuadër kosovare dënohet nga FIBA pasi më parë një gjë të tillë është bërë edhe ndaj Bashkimit dhe Pejës.