Superliga në kampionatin e femrave do të nis më 17 gusht këtë edicion, më herë se zakonisht, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Gjithashtu shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka apeluar të gjitha klubet për të konfirmuar pjesëmarrjen deri më 15 korrik.
“Komisioni i Futbollit të Femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës njofton të gjitha klubet e Superligës se janë të obliguara që deri më datë 15 korrik ta konfirmojnë pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri me shkrim në selinë e FFK-së ose në mënyrë elektronike.
Po ashtu, njoftohen klubet se kampionati i ri do të nisë më 17 gusht.
Sivjet garat nisin më herët se në vitet e kaluara për shkak të ndeshjeve që do t’i ketë Kombëtarja e Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian me sistem vajtje-ardhje”, thuhet ne njoftimin e FFK-se.