Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e tretë për trajner të portierëve.
Kursi do të zgjasë 3 ditë kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
– 13,14 dhe 15 shtator 2019
– Kursi do të përfshijë këto tema:
– Portieri në futbollin modern & aftësitë e nevojshme
– Pozicionimi i portierit
– Teknikat bazike të portierit
– Referenca të veçanta për ndërtimin dhe hapjen e lojës se sulmit
– Si ta ushtrojmë (stërvitim) portierin në trajning ekipor
– Shembuj të trajningut të portierëve
– Bazat e organizimit të trajningut për portier
– Punë praktike grupore
Kursi është i dizajnuar për trajnerët që nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.
Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trajnerët të cilët punojnë me të rinj ose senior.
Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar Licencën C paraprakisht dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licencës C.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë deri më 09.09.2019 në zyrat e Federatës e Futbollit e Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager) ose Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator).