Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të programit Grassroots, në bashkëpunim me organizatën “Action for Health”, sot, ka filluar një aktivitet të ri, ku në qendër të aktivitetit ishin heronjtë tanë të vegjël, ata që e luftuan dhe e mposhtin sëmundjen e kancerit, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Ata, së bashku me nxënës tjerë të shkollës fillore “Faik Konica”, u argëtuan duke luajtur futboll dhe lojëra të ndryshme me top.
E duke pasur parasysh se tashmë jemi në prag të festave të fundvitit, nuk munguan as dhuratat për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.
Aktiviteti i parë me këta fëmijë u mbyll me urimin për shëndet të mirë dhe të ardhme të ndritur të tyre, por edhe për të gjithë fëmijët e vendit tonë, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së. /2LONLINE/