Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha klubet e Ligës së Parë që nuk i kryejnë testet mjekësore edhe javën e ardhshme, do ta humbin ndeshjen me rezultat zyrtar.
Këto deklarime, FFK-ja i bëri përmes një komunikate ku konfirmoi fillimin e edicionit të ri në Superligë, teksa të njëjtën e plotësoi edhe me informata shtesë nga rangjet më të ulëta.
Më poshtë edhe një pjesë të njoftimit:
“Komisioni i Garave ka vendosur ta shtyjë llimin e kampionatittë ri në Ligën e Parë për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollimet mjekësore.
Në rast se klubet nuk i kryejnë kontrollimet mjekësore deri javën tjetër, atëherë ndeshjet do t’i humbin me rezultat zyrtar”, ka bërë të ditur FFK-ja.