Prishtina dhe Drita kanë zhvilluar ndeshjen e javes se 11-të, mirëpo sipas FFK-së në këtë ndeshje ka pasur incidente nga të dyja klubet.
Për Prishtinën procedura është hapur për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes, kurse për Dritën shkak u bënë tifozët të cilët kanë hedhur gjësende në fushë.
Këto janë vendimet:
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës ; FC “ Prishtina “ – FC “ Drita “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet zyrtare; hudhje e mjeteve piroteknike në fushë minutat; 12, 54 dhe 65 ), Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Prishtina “ nga Prishtina – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 28.10.2019.
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të spektatorëve të klubit – simpatizuesve të saj në ndeshjen ; KF “ Prishtina “ – KF “ Drita “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet zyrtare ; hedhje e mjeteve piroteknike në fushë minutat; 49 – 10 – 13 mjete ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin . Afati datë 28.10.2019.