Federata e Futbollit e Kosovës pas takimit ka konfirmuar se është gati që edicioni i ri i Superligës të nisë më 19 shtator. Por, akoma nuk është marrë një vendim final se a do të nisë këtë të shtunë elita e futbollit kosovar?!
Federata është në pritje të kryeministrit Avdullah Hoti për ta shfuqizuar vendimin, ku pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë.
Megjithatë, edhe pse Institucionet Shtetërore ndaluan aktivitetet sportive, klubet kosovare kanë zhvilluar faza përgatitore e edhe ndeshje miqësore pa u penguar nga askush.
Kosova është një nder vendet më të rrezikuara nga Covid-19, andaj të gjitha klubet duhet të testohet para së të nisin kampionatin e ri dhe nuk kanë asnjë njoftim se a do të i bëhen testet, siç iu kishin bërë kur u vazhdua kampionati i kaluar.
Kujtojmë se për shkak të infektimit të disa lojtarëve me koronavirus, Prishtina nuk arriti të luante asnjë ndeshje në parakualifikimet e Evropa Ligës, ndërsa Drita nuk zhvilloi takimin e dytë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke kaluar tashmë në ato të Ligës së Evropës.