Federata e Futbollit të Kosovës e ka dënuar me heqjen e 9 pikëve skuadrën e Fushë Kosovës.
Krejt kjo pasi që në ndeshjen ndaj Drenasit kishte aktivizuar futbollistin Hekuran Hyseni, i cili nuk ishte fare i licensuar për Ligën e Parë.
Komisioni i Garave e ka publikuar vendimin që ka këtë rezultat:
KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova.
Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani.