Federata e Futbollit e Kosovës ka dorëzuar 40 pako ushqimore në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan (LRFGJ), me ç’rast janë dedikuar për ish-sportistë, të cilët kanë pranuar këto pako në prag të festës së Bajramit dhe kanë falenderuar institucionin më të lartë futbollistik në vend.
Stafi i LRF Gjilan ka bërë shpërndarjen e këtyre pakove për 40 ish-sportisë dhe anëtarë të komunitetit sportiv në Komunën e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.
Me këtë rast, drejtuesit e LRF Gjilan, bordi i kësaj lidhje dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK, Naser Ajeti, kanë falenderuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, për ndihmën e vazhdueshme dhe përkujdesin e treguar për sportistë edhe në kohët më të vështira.
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit