2L ONLINE/ – Edicioni i XIV-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës REMUSICA (16-30 maj) vazhdon të mbetet besnike e postulateve të saja kryesore: promovimi i muzikës së re dhe afirmimi i krijimtarisë se kompozitorëve shqiptarë, të ngërthyer me muzikën edhe të epokave tjera stilistike – barokiene, klasike etj.
Përkundër situatës së rënduar me zvogëlimin drastik të mjeteve nga ana e Ministrisë së Kulturës, ReMusica është përpjekur që kjo rrethanë e re për të, të mos ndikojë në cilësinë artistike /profesionale/ të festivalit. Jemi detyruar t’i anulojmë disa programe dhe disa kontrata të planifikuara (muaj më parë). Sivjet në program do të jenë gjithsej 8 koncerte, për dallim nga vitet e fundit që Festivali ynë kishte 12-14 koncerte.
Siq dihet, Festivali ReMusica, programin e realizon në bashkëpunim me ansamble dhe artistë nga jashtë, që rëndomë janë shumë të kushtueshëm. Në këto programe të bashkëpunimit, që financiarisht, janë dhe gjithmonë kanë qenë të paaritshem për byxhetin tonë, pjesmarja në këto projekte mjetet tona është minimale, përndryshe nuk do të ishte e mundur të realizoheshin.
Vetëm në dy mbrëmjet e para, në Prishtinë do të jeën rreth 90 mjemarrës nga Japonia, SHBA-ja dhe Bullgaria. Kostoja e vetëmn këtyre koncerteve, për dy ditë qëndrimi të tyre, do të jetë, më së paku pesë herë më i madh se buxheti total i festivalit (!). Reperkusionet direkte negative në situatën e krijuar financiare, do të jenë në programet që kanë qenë plotësisht në ngarkesë të Festivalit.
Përfshirja e veprave dhe artistëve shqiptarë/kosovarë edhe sivjet është i madh. Do të realizohen rreth 30 vepra të autorëve tanë, një pjesë e tyre janë premiale.
Ajo që e dallon këtë edicion nga vitet e kaluara, është fakti se 4 koncerte nga gjithsejt tetë sa janë, i takojnë ansambleve të mëdha me ç’rast në skenën e festivalit, vetëm në këto mbrëmje, do të performojnë madje 150 instrumentistë e koristë nga Japonia, SHBA-ja, Bullgaria, Shqipëria, Italia dhe Kosova.
Pjesëmarrës në edicioni e sivjemë janë: Kori “ Kansai Koyuaki“ nën udhehqjen e kompozitorit të famshëm japonez, emër botëror i muzikës korale – Ko Matsushita, Kori Amerikan nga SHBA, çelisti nga Italia Roberto Trainini në bashkëpunim me pianisten e njohur tiranase Merita Rexha – Tërshana, virtuozi violinistik shqiptar, Jonian Kadesha. Në kuadër të edicionit të sivjemë do të jetë edhe Koncerti tradicional i muzikës akusmatike si dhe koncerti me emërtim sinjifikativ “Nata shqiptare”, me pjesmarrjen e një mori artistësh nga Tirana dhe nga Prishtinë, si violinisti Kristian Gusho, pianistja Rudina Ciko, saksofonisti Dardan Gjinolli me Kuartetin e tij të saksofonëve, Trio me Adorel Haxhiun, Artemida Qarri dhe fizarmonikisti i njohur Elton Balla etj.
Si gjithmonë në ReMusica, do të jetë edhe Tribuna muzikologjike, që sivjet i kushtohet debatit rreth temës “Krijimtaria e muzikës së re shqiptare në momentin e tanishëm”. Në të do të të flitet për pëfshirjen e muzikës të autorëve tanë në jetën koncertore, në radio dhe televizion, në programet e festivaleve, në diskografi dhe në botime.
Në këtë debat, do të marrin pjesë emra të njohur nga Tirana dhe Kosova; Zhani Ciko, Eriona Rushiti, Nestor Kraja, Eno Koço, Zeqirja Ballata etj.
Në Tribunën promovuese, sivjet, do të bëhet promocioni i dy librave: “Udhëtimi i isos vokale”, të autorit Eno Koço dhe “Tefta Tashko- Koço” i muzikologut Pandi Bello. /2L ONLINE/