“Jashtëzakonisht e nderuar pasi Presidentja e Komisionit Evropian znj.Ursula von der Leyen përmes një video u përgjigj në pyetjen time, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian #AskthePresident #UrsulavonderLeyen”- shprehet Festina Kurteshi, studente e Fakultetit të Administratës Publike, programi Shkenca Politike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB.
Sipas saj, nga një ekip i posaçëm i formuar nga Komisioni evropian për të përzgjedhur pyetjet më të mira nga e gjithë bota të cilat plotësojnë disa kritere drejtuar Presidentes von der Leyen, ky ekip vlerësoi pyetjen e Festinës, si të denjë për të iur përgjigjur vetë Presidentja e Komisionit Evropian.
Përndryshe, nga të gjithë pjesëmarrësit dhe parashtruesit e pyetjeve deri më tani, kjo është hera e parë që një shqiptar plotëson kriteret e vendosura dhe merr përgjigje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Kjo video është shpërndarë nga faqja zyrtare e Komisionit Evropian dhe nga vetë Presidentja e Komisionit, në pothuajse të gjitha rrjetet sociale, thotë Festina Kurteshi. /2LONLINE.com/