Me datë 11 Nëntor,2017 Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan kryesuar nga Kryetarja e Asamblesë Festina Kurteshi e shoqëruar me asamblistët nga Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan dhe zyrtarët komunal të Gjilanit me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u mirëpriten me nderimet më të larta, si përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Kjo u bë për faktin që Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan është shpallur Asambleja më e suksesshme në nivel të Republikës së Kosovës,dhe Festina Kurteshi si Kryetarja më e suksesshme në Republikën e Kosovës për menaxhim të shkëlqyer të Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan.
Me respekt dhe nderimet me te larta u mirëpritën në Bashkinë e Tiranës nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kabineti i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës,me ç’rast, Veliaj u njoh me më shumë detaje rreth mënyrës së funksionimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan,por dhe nga ana tjetër dhe përfaqësuesit gjilanas gjatë bashkëbisedës u njohën më shumë me punën dhe aktivitetet rinore e ato të përgjithshme në Bashkinë dhe Qytetin e Tiranës,mbi funksionimin e Asamblesë Bashkiake të Fëmijëve-Tiranë e kështu me radhë.
Në fund të këtij takimi zyrtar,Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nderoi Kryetaren e Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan Festina Kurteshin me një dhuratë shumë të veçantë duke i dhuruar kështu Sahatkullën si Simbol Unik të Qytetit të Tiranës.
Po ashtu Kryetarja Kurteshi i përcjelli Kryebashkiakut Veliaj përshëndetjet më të mira dhe një dhuratë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Z.Lutfi Haziri Transporti i Asambleistëve Gjilanas për në Shqipëri,përkatësisht në Bashkinë e Tiranës u sponsorizua nga Komuna e Gjilanit dhe Kryetari Haziri.