Sant –Julian , Francë, 21 shkurt – Nën organizimin e Shoqatës Kulturore, “ Iliria”, me seli në Sant Julian të Francës, të shtunën në mbrëmje, është organizuar manifestimi qendror me rastin e 8 vjetorit të Pvarësisë së Kosovës. Në këtë manifestim krahas qindra kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në Francë, morrë edhe bashkombasë të tyre nga trevat e ndryshme shqiptare si dhe përfaqësues të institucioneve në Genevë të Zvicrës.
Luljeta Hoxha-Deda, kryetare e shoqatës “Iliria’, ka thënë se ky aktivitet i përbashkët me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës, ka një rëndësi të madhe për të gjithë, sepse grumbullon gjithë shqiptarët nga do që janë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme të popullit shqiptarë, siq është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo ka theksuar se pos tjerave këto manifestime janë të rëndësishme edhe për faktin se mbajnë bashkë sjqipatërt edhe në Francë.
“Kjo ditë e rëndësishme e popullit shqiptarë është moment I mirë reflektimi dhe thirrjeje që së bashku pavarësisht ku gjendemi të punojnë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë “, ka thënë Hoxha –Deda.
E, Francois Lefort deputet nga Geneva, ka theksuar se ky aktivitet është një nga ngjarjet me rëndësi që organizojnë shqiptarët në diasporë, dhe aktivitete të tilla duhet të ketë në vazhdimësi. Ai ka theksuar se përmes këtyre aktiviteteve nga kultura mund të ndihmohet shumë Kosova, pasi ato janë një mundësi e mirë që edhe popujt tjerë të njihen më mirë me kulturën dhe historinë e popullit të Kosovës.
Kurse Shaip Deda,aktivist i dalluar i shoqatës, ka thënë, se shoqata krahas aktiviteteve kulturore që zhvillhen me rastin e dative të shunara në histori të popullit shqiptarë si 28 nëntori Dita e Pavrësisë së Shqiparësi si dhe 17 shkurti,Dita e Pavarësisë së Kosovës, shoqata “Iliria” zhvillohen edhe aktivitete tjera, si organiziin e mësimit në gjuhën shqipe, kun ë Sant Julian janë 70 fëmijë që ndjekin shkollën në gjuhë amtare shqipe, pastaj aktivite të ndryshme humanitare etj.
“Mbi të gjitha shoqata përfaqëson denjësisht mërgimtarët në institucione të ndryshme të Francës”, është shprehur Deda,
E, Tahir Shabani, krytar I shqoatës shqiptaro –frange, ka theksuar se të gjitha shoqatat shqiptare që funksionojnë në Francë kanë për qëllim të ruajnë dhe promovojnë vlerat kulturo –historike të popullit shqipatre, dhe qdo aktivitet siq është ky për nderë të pavarësisë së Kosovës, është në funksion të këtij misioni.
Për të pranishmit në manifestimin në shenjë të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u dha edhe një program i pasur kulturo –artistik, ku morrën pjesë këngëtarët Vjollca Lluka nga Shqipëria, Xhovani nga Ulqini si dhe Arvanitët nga Ferizaji.
Ibrahim Sefedini –Sant Julian Francë