Të martën (18:00), në stadiumin “Fadil Vokrri”, Feronikeli do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Slovan Bratislavës në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës.
Futbollistët e Feronikelit tashmë janë kthyer në Kosovë, ndërsa nga sot (e premte) do të nisë një javë me përgatitje intensive, me synimin fitoren dhe kualifikimin.
Nikli pësoi humbje të ngushtë (2:1) në ndeshjen e parë të mërkurën në Bratislavë, por po shpresojnë se mund ta kalojnë ekipin sllovak.
Futbollistët e Feronikelit insistojnë se Slovani Bratislava është kundërshtar i kalueshëm, ndonëse pranojnë se do të jetë shumë vështirë.
Për të eliminuar ekipin sllovak, Feronikelit i duhet një ndeshje pa gabime. I duhet një fitore 1:0 për të shkuar tutje.