Komuna e Vitisë ka vazhduar të i përkrah bujqit e saj. Me këtë rast është bërë pranim dorëzimi i 20 mekanizmave për mbjelljen e misrit.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmave bujqësore, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë me dije se komuna e Vitisë po vazhdon të i përkrah fermerët vitias me qëllimin më të mirë që të ju lehtësohet puna dhe që të krijojnë të hyra për vetën dhe familjet e tyre.
Ai shtoi se komuna të cilën ai udhëheqë e çmon lartë punën fisnike të fermerëve duke i ndihmuar ata me furnizimin e mekanizmave të ndryshme bujqësorë, fidanëve apo edhe trajnimeve.
Haliti tha se do të vazhdojnë të i përkrahin fermerët në zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari dhe të tjerë.
Ndërkaq, fermerët e kanë vlerësuar këtë donacion të komunës si shumë të rëndësishëm për ta, pasi sidomos kultivimi i misrit është një ndër kulturat bujqësore që mbillen më së shumti në Kosovë.
Përndryshe fermerët përfitues kanë bashkëfinancuar 20% të vlerës. /2LONLINE/