(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të projektit ARDP, projekt ky që financohet nga banka botërore me këtë rast përfaqësuesit e këtij projekti deklaruan se Komuna e Vitisë ka përfituar një donacion për qendrën këshilluese Komunale e cila do të pajiset me të gjitha mjetet përcjellëse, kjo qendër parashihet të jetë në shërbim të fermerëve vitias.
Me këtë rast Arlinda Arëliu menaxhere e ARDP-së theksoj se ky projekt parasheh një varg projektesh duke përmendur disa nga to por fillimisht ajo theksoi se Komuna e Vitisë ka fituar si donacion pajisje përcjellëse për qendrën këshilluese komunale si pajisje të inventarit dhe teknologjisë përkatëse, ajo tha se gjithashtu janë paraparë trajnime në fushën e bujqësisë.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj projektin përkatës si dhe Bankën Botërore për projektet që parashihen të implementohen në komunën e Vitisë duke theksuar se Vitia është një komunë e përshtatshme për zhvillimin e të gjitha fushave të bujqësisë.
Por ai vuri re se një ndër problemet kryesore mbetet mos konsolidimi i tokave bujqësore duke kërkuar nga ky projekt që të shikohet të gjitha mundësitë që ky problem të zgjidhet sa më parë. /2lonline/