Drita është mposhtur minimalisht 0:1 nga Ferizaj në shtëpi në ndeshjen e parë të kampionatit 2019/20, të Superligës në futboll.
Ndonëse, Drita dominoi gjatë të dy pjesëve, duke qenë luftarake dhe sulmuese gjatë gjithë kohës, gjilanasit nuk ishin të saktë të shënonin asnjë gol në 90 minutat e kohës së rregullt.
Portieri ‘ i papunë’ i Dritës, i cili pushoi në gjithë ndeshjen u befasua fare në fund, në minutën e 93-të nga e vetmja gjysmë mundësi e Ferizajt.
Ish-futbollisti i Dritës, Filonit Shaqiri ka heshtur Dritën dhe gjithë qytetin, i cili ishte në këmbë për fitoren e Dritës.
Drita nuk fitoi dhe as nuk ia doli të marrë një barazim në shtëpi, ndërsa skuadra e ish-trajnerit te Drites, Bekim Isufi mori tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Ajo që ra në sy, si gjithmonë është se shkallët e stadiumit ishin stërmbushur nga tifozët e gjinive dhe moshave të ndryshme.
Të dyja tribinat ishin plot, ndërsa tollovi u pa në hyrje dhe dalje të stadiumit.
“Intelektualët” e entuziasmuar në këtë fillim kampionat treguan spektakël dhe interesim të madh përmes numrit të tyrë në stadion, duke qenë në përkrahje të klubit të zemrës.
Braziliani i Dritës, Gilberto Fortunato u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84-të.
Drita e nis me zero pikë këtë kampionat.