Në kuadër të javës së 4-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj e Drita kanë ndarë pikët nga barazimi që erdhi nga realizimi i nga një penalltie nga secila anë.
Në fakt, ishin gjilanasit që të parët shënuan nga penalltia në minutën e 66’ përmes Besnik Krasniqit, derisa vendësit barazuan po përmes pikës së bardhë në minutën e 86’ përmes Egzon Shabanit.
Kështu gjilanasit bardhekaltër arkëtuan nga kjo xhiro vetëm një pikë, për ta quar kuotën e pikëve në pesë, nga një fitore dhe dy barazime, derisa, siç dihet, një ndeshje, atë me Prishtinën, Drita pritet ta luaj në ndonjë termin tjetër, pasi që ky ballafaqim i javës së tretë ishte shtyrë, transmeton 2LONLINE.com.
Në anën tjetër, Ferizaj, me këtë barazim arkëtoi pikën e dytë, nga barazimi i dytë nga këto katër javë, pasi që në dy lojë të tjera ka pësuar humbje
Përndryshe, në takimin tjetër të kësaj jave Llapi u mposht nga Prishtina (1 – 2), derisa ndeshja Ballkani – Dukagjini luhet prej orës 20:00.
Gjatë ditës së djeshme, Gjilani fitoi ndaj Trepca’89 (3-1) dhe Drenica, si mysafire, mundi Malishevën (1 – 2).
Në krye të tabelës aktualisht gjendet skuadra e Gjilanit me 10 pikë. /2LONLINE/