Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, ankuesi, ka raportuar në polici se në lagjen e “Qosve” disa fëmijë kanë gjetur disa mjete të dyshuara të cilat sipas vlerësimit të tij kanë qenë granata dore, të gjetur afër një baze të KFOR-it.
Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se menjëherë patrulla ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty ka vërejtur 7 copa mjete te dyshuara ngjyrë e gjelbër.
“Njësiti i KFOR-it dhe një njësit i FSK-së, për deminim, kanë dal në vendin e ngjarjes, i kanë tërhequr mjetet e dyshimta, që sipas tyre kanë qenë të shpërthyera dhe fatmirësisht nuk kanë paraqit rrezik për sigurinë e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.