Sulmuesi kosovar Erton Fejzullahu ka realizuar dy gola për përfaqësuesen e Suedisë që fitoi 2:1 kundër Moldavisë.
Ndeshja ishte miqësore dhe u luajt të premten mbrëma në Abu Dhabi. Fejzullahu në lojë hyri në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 76-të realizoi për 1:1. Golin e fitores 25-vjeçari e shënoi në minutën e 86-të.
Fejzullahu luan për Djurgardenin në Suedi. Ai tash ka katër ndeshje e tri gola për ekipin “A” të Suedisë. Për U-21 të Suedisë ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje.