Komisioni i futsallit, i përbërë nga tre anëtarët: Rasim Gimolli, kryetar, Agim Avdyli dhe Arben Zhjeçi, anëtarë, ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar procedurën disiplinore të FC Vitian dhe trajnerin e saj.
Vitia është dënuar me heqjen e tri pikëve, pasi klubi ka lëshuar në gjysmë ndeshjen me Prishtina 01.
“FC Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për lëshimin e fushës (parketit) kategoria e seniorëve FC “Prishtina01” – Fc “Vitia” e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve: lëshimi i fushës (parketit) në min.33-të për të mos u kthyer më për ta vazhduar ndeshjen. Dënohet me marrjen e tri (3) pikëve negative (bazuar në Rregulloren disiplinore, neni 55 paragrafi 6)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Enver Halili, trajner i FC Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar, për shkak së cytjes të ekipit për lëshimin e fushës (parketit) në ndeshjen e rrethit të 3-të Kupa e Kosovës kategoria e seniorvec Fc “Prishtina01” – “Fc Vitia e zhvilluar në Prishtinë; Dënohet: me katër (4) ndeshje ndalës në kryerjen e detyrës në të gjitha garat zyrtare të organizuara nga Komisioni i futsallit të FFK-së, bazuar në nenin 55 paragrafi 1”, njofton FFK.