FC Prishtina e zhvillon të martën ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës ndaj skuadrës St Joseph’s me fillim nga ora 17:30.
Prishtina në Gjiblartar do të luajë në një stadium simpatik të njohur si ‘Victoria Stadium’, aty ku një vit më parë Drita shkruajti historinë, pasi që kaloi rundin paraeleminator në Champions.
Ky stadium ka kapacitet prej 5 mijë vendeve dhe është pranë detit. Ndryshe, ekspedita e FC Prishtinës tashmë ka mbërritur në Gjiblartar.
Ndeshja e parë e fazës preliminare e zhvilluar të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 1:1.