/2L ONLINE/ – Mbrëmë ka përfunduar turneu në futboll të vogël, që u zhvillua për disa ditë me radhë në Skifteraj, në shenjë nderimi të dëshmorit të kombit Kenan Halimi. Fitues i turnirit të sivjetmë tradicional në futboll të vogël, ishte FC Orchide nga Ferizaj që mundi në finale ekipin Genti&Erdoniti .
Në solemnitetin që u mbajt sonte me rastin e zhvillimit të ndeshjes finale, ishin të pranishëm edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu me bashkëpunëtorë, të cilët fillimisht kanë bërë homazhe tek busti i dëshmorit Kenan Halimi në oborrin e shkollës së fshatit Skifteraj, së bashku me përfaqësues të Organizatës së veteranëve të luftës dhe Familjeve të dëshmorëve, e më pas kanë përcjellë ndeshjen ku edhe janë ndarë shpërblimet për fituesit. /2L ONLINE/