FC Kosova nga Geneva e Zvicrës, pas fitores 6:0 kundër skuadrës së Cercedas, u kualifikuar për gjysmë finale të kupës për kantonin e Genevës të njohur HelveCie Cup. E, udhëhequr nga ish trajneri I skudrës së ligës së parë të Kosovës “Vitisë”, Ekrem Qerimi, Klubi I Futbollit “Kosova” në Genevë, me këtë rezultat tani është vetë një hap larg njërit nga qëllimeve kryesore të tij në fillimit të sezonës, kupës së Kantonit të Genevës, rezultat ky që kësaj skuadre i hap mundësinë që të marrë pjesë drejtpërdrejtë në garat për kupën e shtetit të Zvicrës.
Përkundër motit të fohët dhe me shi, djelmoshat e trajnerit Qerimit, duke pas parasysh rëndësinë që kishte ndeshja kundër Cecedas për ta,gjatë tërë lojës u angazhuan në maksimum, angazhim ky që në fund u shpërbly me kualifikim në gjysmë finale të kupës së Kantonit të Genevës.
“ Edhe pse kundërshtari ynë Cerceda, garon në një ligë më poshtë se ne, ishim të vetëdijshëm se rëndësia e kësaj ndeshje mund të na sjellë të papritura, kështu që kemi punuar shumë me lojtarë që ata të angazhohen në maksimum dhe të arrijën rezultatin të cilin nuk e presim vetëm ne por edhe adhuruesit e shumtë të ekipit të Kosovës në Genevë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Qerimi. Ai ka theksuar se rezultati i thellë prej 6:0 në qerekfinalen e kupës së Genevës, është vetëm një nga rezultatet e mira që Kosova po i arrinë gjatë këtij sezoni, pasi edhe në kampionatin e ligës së tretë të Kantonit të Genevës , kjo skuadër vetëm katër javë para përfundimit të këtij kampionati, është e para në renditjen tabelare.
“Krahas kupës kemi qëllim që të fitojmë edhe kampionatin dhe të ngjitemi në një ligë më lartë”, ka thënë Qerimi.FC Kosova e Genevës, është themeluar në vitin 2008, dhe është ekip që përbëhet me lojtarë të të gjitha trevave shqiptare, të cilët jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Zvicër. Selajdin Salihu, president i klubit, ka thënë se FC Kosova, pos objektivave që ka për të marrë kupuën dhe titullin e kampionit të Ligës së tetë të Kantonit të Genevës, objektivë kryesor ka ngritjen e vazhdueshme të disiplinës dhe cilësisë në ekip, gjë që është duke e arritur.
“ Rezultati në cdo lojë futbolli është me rëndësi, por për ne më me rëndësi është që të krijojmë një ekip cilësor dhe të displinuar, dhe këtë jemi duke e arritur falë angazhimit të trajnerit Qerimi dhe vetë lojtarëve që kryesisht janë të moshës së re dhe janë mjëft premtues”, ka thënë Salihu. Ai ka theksuar se reformat në këtë ekip kanë filluar para dy viteve, kur me këtë skuadër ka punuar traneri i mirënjohur kosovar Musa Selimi, dhe këtë reforma më mjeshtëri më të madhe është duke i vazhduar traneri Qerimi. / Ibrahim Sefedini/