Sot, në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera, njoftojnë drejtuesit e klubit.
Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast ai i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.
“Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubi ne Dritës më 17 shtator, 2018.
FC Drita i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin e përbashkëta. /2LONLINE/