FC Drita ka triumfuar në ndeshjen derbi ndaj SC Gjilanit të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Në prani të mijëra tifozëve, ndeshja u karakterizua nga një presion në fushë, gjë që u tregua edhe në lojë jo të saktë në pjesën e parë dhe me raste të pakonkretizuara kur janë në pyetje golat.
Por, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Drita u kthye më serioze në fushë dhe shënoi dy gola të shpejtë me anë të Betim Haxhimusës.
Gjilani tentoi deri në fund të takimit, por rezultati nuk ndryshoi dhe në fund festuan “Intelektualët”.
Bukuria e këtij derbi ishin serish tifozët, “Skifterat” në njërën anë dhe “Intelektualët” ishin për notën dhjetë, duke mos u ndalur asnjë moment.