Kampioni i Kosovës, FC Drita nga Gjilani, sonte do të niset drejt shtetit të Gjibraltarit për të realizuar ëndrrën e Ligës së Kampionëve.
“Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet Champions League”, bëhet e ditur në njoftimin e këtij klubi, postuar në profilin e tyre në facebook.
Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra e Dritës përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njëherësh është kampione e Andorës.
LEXO EDHE: Santa Coloma kundërshtari i Dritës, kampioni i Kosovës pret fitore